Rreth Albumit

Bonu MC - Screenshot“Bonu MC” osht albumi i 1-rë instrumental n’histori t’hip-hopit Shqiptarë. T’vetmit producenta Shqiptarë që kan qitë album me instrumentalla origjinal deri tash jemi na: Ekrem Gj. edhe K.O. Albumi i ka 12 instrumentalla (beata) edhe 1 kong qe u bo me njonin prej beatave. Konga osht e Ekremit edhe qëllimi u kon veq me kallxu qka munët mu bo me kta instrumentalla.

Prej kahit ideja?

Ideja gjithmon u kon n’Infusa me lshu naj album veq me beata po deri tash nuk kemi pasë kohë mu marr me ni projekt t’ktillë. Kohve t’fundit e kemi pa qe reperat e ri po lypin beata gjithkah qe me bo naj kong a naj demo. Pse mos me qit na ni album t’qart veq me beata?

Përveq qe ju nimon reperave t’ardhshëm, ky album poashtu e promovon punë tonë si producenta. Neve kurgjo s’na kushton me bo beata se edhe ashtu kemi shum, shum, shum beata n’arkiv që garant kurr s’kan me pa dritën. Pse jo mi shti n’përdorim?

Qka ka n’kit album?

N’kit album ka beata t’trent! 6 beata jon prej Ekremit e 6 prej K.O. Beatat jon prej hardcore deri n’gangsta e deri n’asi qe mun me kallxu naj storje n’ta. Teknikisht, muzika osht n’nivel: miksimi osht shum i ballansum edhe tingllon super!

More s’ka nevoj me zgat kit muhabet, vazhdo ngoj beatat vet