Faleminderit qe keni marrë kohë me ngu albumin e 1-rë me instrumentalla prej producentave nga Infusa Music. Ky album osht shum i rëndsishëm për neve edhe për t’gjithë hip-hopin Shqiptarë se e hap ni rrugë t’re që shpresojm shumë producenta tjerë do ta përcjellin.
Kemi punu shumë n’këtë album edhe jemi t’sigurt që bile 2-3 beata pa ju pëlqy s’ka shancë! Nëse je reper, përdore cilin do beat edhe shkruna e-mail me na kallxu kangën. Nëse je producent, t’bojm thirrje me lshu naj album t’ktillë e me dhon kontributin ton’ hip-hopit Shqiptar! Nuk t’kushton kurgjo nëse i jep do beata falas.
Albumi “Bonu MC” i ka 12 instrumentalla + 1 kong (e fundit) qe u bo si bonus për adhurust e muzikës hip-hop.
Nëse don me download albumin komplet, munësh me downloadirat si .zip fajll. Ose nëse don me downloadirat ballinën (coverin) e albumit, vizito pjesën “Extra”.